Shpërthen Lukaku, ndjehet i braktisur dhe i mashtruar nga Interi

Shpërthen Lukaku, ndjehet i braktisur dhe i mashtruar nga Interi

09:06, 24/07/2023

Pas javësh dhe zërash merkatoje pa kontroll mbi figurën e tij, në mes të të cilave bënte zhurmë edhe vetë heshtja e futbollistit, Romelu Lukaku është rikthyer që të flasë nëpërmjet rrjeteve sociale të tij.

Belgu ka publikuar një “story” me përmbajtje shpërthyese, ndonëse nuk dihet ende kujt i referohet: “Kur urrejtja nuk funksionon nisin të tregojnë gënjeshtra”, ishin fjalët e tij.

Ky mesazh është i gjithi për t’u interpretuar dhe aspektet janë dy. I pari ndoshta mund të jetë i lidhur dhe i drejtuar kundrejt Interit, për të cilin ai, edhe pse flirtoi me Juventusin apo qoftë edhe me Milanin dhe ndonjë klub tjetër, që në momentin e parë vendosi ta lëshojë Lukakun.

Ndoshta belgu mund të ketë kuptuar se e gjithë pritja e Interit ka qenë e programuar që belgu të bënte një gabim gjatë rrugës dhe ata ta lëshonin për të dalë të larë me opinionin publik dhe mbi të gjitha me tifozët.

Fundja, Lukaku bëri jo pak sakrifica për zikaltrit, duke u rebeluar ndaj Çelsit dhe duke i detyruar këta të fundit që të ulnin sa më shumë pretendimet vetëm që sulmuesi të ndihmonte dhe të shkonte tek Interi.

Pastaj kërkesa e faljeve dhe përgjigje e prerë nga ana e klubit milanez për asnjë mundësi kthimi prapa duket sikur konfirmon variantin, por kush mund ta dijë këtë përveç vetë personit…

Aspekti i dytë mund të lidhet me Juventusin, duke qenë se ndoshta fjala gënjeshtër u shkon edhe bardhezinjve…

Fakti që ata nisën bisedimet dhe hynë mes Lukakut dhe Interit, madje me një ofertë edhe më të mirë sesa ajo e zikaltërve, por pasi nxorën Interin nga gara, papritur e lanë në harresë gjigantin belg.

Mos ndoshta Lukaku është i tërbuar me Juventusin, për një tratativë që më shumë ka pasur arsye të prishë marrëdhënien e futbollistit me Interin sesa të një interesimi të vërtetë të “Zonjës së Vjetër” për të? I vetmi që e di përgjigjen është Romelu Lukaku…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco