Igli Tare dhe ish-trajneri i Italisë shfaqen në tribunën VIP të stadiumit të Korçës

Igli Tare dhe ish-trajneri i Italisë shfaqen në tribunën VIP të stadiumit të Korçës

21:08, 23/07/2023

Ndeshja miqësore mes Skënderbeut dhe Dinamos. e luajtur sot në Korçë, kishte vizitorë me të vërtetë të veçantë në tribunë. Sfidën në fjalë e ka ndjekur në tribunën VIP edhe Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lacios.

Përkrah tij, ka qenë një emër tjetër i njohur i futbollit botëror. Luixhi Di Biaxho, ish-mesfushori i njohur i Italisë dhe më pas trajner i përfaqësues U21 dhe asaj A të “azzurrëve”, është ulur përkrah Tares duke ndjekur së bashku duelin.

Ajo që të bënte përshtypje ishte fakti se ish-futbollisti i njohur i Romës dhe Interit gjatë gjithë kohës mbante shënime. Askush, përfshi edhe përfaqësues të klubit Dinamo, nuk kanë dashur të bëjnë komente për dy figurat e njohura të futbollit shqiptar dhe atij italian që po ndiqnin këtë sfidë dhe cilët ishin emrat që po monitoronin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco