Transferim i papritur, Galatasaray siguron shërbimet e 'yllit' të Premier League

Transferim i papritur, Galatasaray siguron shërbimet e 'yllit' të Premier League

19:13, 23/07/2023

E papritur, por ndodhi. Anësori nga Bregu i Fildishtë, tepër i njohur për performancat e tij në Premier League, ku ishte pjesë e skuadrës së Crystal Palace, deri më 30 qershor të këtij viti, Wilfried Zaha tashmë ka nisur një “aventurë” të re, ku ka habitur jo pak persona.

Anësori 30-vjeçar do të vazhdojë karrierën në Turqi e më konkretisht te kampionët e Galatasaray, me këta të fundit që kanë njoftuar ditën e sotme se ish-“ylli” i Premier League do të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçarin me klubin.

Për Zaha kishte interesim nga Lazio e Roma, si dhe disa klube arabe, por ivoriani kishte vendosur të vazhdonte karrierën e tij në Turqi, ku pas dështimit të negociatave me Fenerbahce vendosi të kalonte te rivalët e tyre historik, Galatasaray.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco