Bonucci larg Juventusit, mbrojtësi shqyrton alternativa edhe në Serinë B

Bonucci larg Juventusit, mbrojtësi shqyrton alternativa edhe në Serinë B

18:54, 23/07/2023

Pavarësisht se ka thënë disa herë se dëshiron të qëndrojë në Torino, në fakt e ardhmja e Leonardo Bonuccit mund të jetë larg Juventusit. Mbrojtësi i njohur nuk është në planet e Allegrit dhe prej ditësh po qarkullojnë zëra për një largim të mundshëm të mbrojtësit, çka është në kundërshtim me dëshirën e tifozëve.

Në gjurmët e tij janë disa klube të Serisë A, si Lazio, Fiorentina dhe Bologna.

Sipas asaj që shkruan La Gazzetta dello Sport, Bonucci po shqyrton edhe alternativa nga Seria B. Midis tyre, përveç Sampdoria-s së cilës i ishte ofruar disa javë më parë, sot në skenë kanë dalë emrat e skuadrave si Palermo dhe Bari. Futbollisti italian pëlqen Puglia-n, ku vlen të theksohet se dikur ka mbajtur veshur fanellën e Veneros.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco