Për 'pazar' në Londër, Lazio piketon anësorin e Chelsea

Për 'pazar' në Londër, Lazio piketon anësorin e Chelsea

15:29, 23/07/2023

Largimi i Milinkovic-Savic nga “shqiponjat” italiane të Lazio, për 40 milionë euro drejt Al-Hilal, duket se i ka dhënë kryeqytetasve buxhetin, për të bërë lëvizjet e duhura këtë merkato, teksa pas nënshkrimit me “bomberin” Taty Castellanos, tashmë kanë një tjetër emër në mendje.

Bëhet fjalë për anësori e bluve të Chelsea, Callum Hudson-Odoi, i cili pëlqehet shumë nga bordi i “celeste”-ve, si dhe nuk bën pjesë në planet e “londinezëve” e për këtë arsye mund të negociohet për një çmim të mirë.

Në krahun tjetër, për shërbimet e Hudosn-Odoi interesohen dhe anglezët e Fulham, por sipas raportimeve të mediave, “gara” është fituar nga italianët dhe së shpejti pritet dhe finalizimi i marrëveshjes mes 2 klubeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco