Vedat Muriqi shkëlqen dhe në miqësore, shënon dy herë në fitoren e thellë të Majorkës

Vedat Muriqi shkëlqen dhe në miqësore, shënon dy herë në fitoren e thellë të Majorkës

20:41, 17/07/2023

Majorka arriti një fitore të thellë në miqësore kundër skuadrës austriake të Ried, me rezultatin 0-9.

Protagonist në këtë sfidë ishte padyshim dhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili gjeti dy herë rrugën e rrjetës në fillimin e pjesës së dytë.

Në minutën e 47-të, 29-vjeçari mori një top shumë afër portës dhe i pamarkuar nga asnjeri me portën e boshatisur e shtyu drejt rrjetës për të shënuar golin e pestë.

Vetëm 6 minuta më vonë, Muriqi gjeti mjaft bukur një top të harkuar në zonë dhe me një goditje me kokë shënoi dhe golin e gjashtë të Majorkës dhe të dytin personal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco