Lukaku dhe Aubameyang mbeten jashtë listës së Chelseat

Lukaku dhe Aubameyang mbeten jashtë listës së Chelseat

20:06, 17/07/2023

Dy sulmuesit që ende janë në pronësi të Chelseat, Romelu Lukaku dhe Pierre-Aimeric Aubaeyang, janë lënë jashtë listës së bluve të Londrës për periudhën parasezonale që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një vendim i pritshëm nga drejtuesit e Chelseat në kulmin e zërave për transferimin e sulmuesit gabonez tek Olympique Marseille dhe të belgut tek Juventusi. Të dy kanë oferta edhe nga Arabia.

Në listë janë përfshirë lojtarë, vazhdimësia e të cilëve vihej në dyshim nga shtypi anglez, si Levi Colwill apo Kepa Arrizabalaga.

Megjithatë, “askush” nuk e ka garantuar qëndrimin në klubin londinez, sipas trajnerit Mauricio Pochettino.

Ky turne është një provë për shumë futbollistë, pasi në përfundim të periudhës parasezonale trajneri argjentinas do të vlerësojë se cilët futbollistë do të qëndrojnë në një skuadër.

Në këtë kontekst, edhe Broja, që sapo është kthyer në fushë pas një dëmtimi të rëndë (iu nënshtrua operacionit në fund të vitit të kaluar) duhet të tregojë se sa vlen para syve të Pochettinos gjatë qëndrimit të skuadrës në Amerikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco