Rrëfehet mesfushori i Manchester Cityt: Kam 6 vite që nuk e takoj babanë, e kam në burg

Rrëfehet mesfushori i Manchester Cityt: Kam 6 vite që nuk e takoj babanë, e kam në burg

19:46, 17/07/2023

Erdhi nga Lidsi me bujë të madhe në Mançester verën e shkuar. Por Kalvin Filips nuk shijoi një sezon debutimi të paharrueshëm në Mançester, pavarësisht se fitoi tripletën.

Shumë probleme fizike për mesfushorin e kombëtares angleze, të cilat bënë që ai të mos ishte edhe një zgjedhje e parë e trajnerit Pep Guardiola në rrugën drejt tripletës.

Me “qytetarët” që triumfuan në Ligën e Kampioneve, Premier Ligë dhe Kupën FA, Filips ishte rezerva e luksit.

27-vjeçari ka lëshuar një intervistë për “DailyMail” gjatë fundjavës në të cilën ai thotë se nuk do të dorëzohet dhe pret që sezonin e ri të mund të fitojë rolin e protagonistit ashtu siç ndodhte në “Elland Road”.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen nga intervista e tij e gjatë ishte rrëfimi në planin personal. Ai tregoi se babanë i tij, i cili është aktualisht në burg duke vuajtur një dënim 12-vjeçar (për dhunë dhe abuzim me drogën), ka 6 vite që nuk e ka takuar.

Komunikimi i tyre i vetëm gjatë këtyre viteve ka qenë vetëm telefoni, ndërsa ai premton se do ta ndihmojë atë pasi të rifitojë lirinë.

“Mendoj se hera e fundit që e kam takuar babanë ka qenë gjashtë vite më parë. Por, mua më duket sikur ai nuk është larguar kurrë. E di tani është pak më i vjetër. Herën e fundit që e takova kemi qeshur shumë, folëm për futbollin dhe ai më tha se ndihej krenar për mua. Ndihet keq sepse nuk ka qenë prezent në fëmijërinë time, kërkon që unë të mos e shpenzoj kohën me të. Por, unë jam gati sa herë më merr në telefon.

Babai im është nga ata njerëz që tërhiqen sapo mendojnë se po bëjnë diçka gabim dhe prandaj kërkon që unë të mos ta takoj vazhdimisht. Ndonjëherë kalon edhe dy apo tre muaj pa folur në telefon, edhe pse unë i them që të më marrë vazhdimisht. Në marrëdhënien tonë ne nuk kemi pasur kurrë probleme, mezi pres që ai të dalë dhe të jetë në një shtëpi të sigurt, të vijë dhe të shohë ndeshjet e mia, por më duhet të pres.

Unë do të kujdesem për të që të mos rikthehet sërish në burg. Mund të më kërkojë çfarë të dojë, makinë, shtëpi. Më ka thënë se e vetmja dëshirë është që të udhëtojë nëpër botë e të më shohë duke luajtur, kjo është një dëshirë që mund të realizohet”, tha Filips.

Mesfushori zbuloi edhe për raportin e tij me trajnerin Guardiola dhe vështirësitë e sezonit të parë:

“E dija që nuk do të ishte e lehtë te City, aq më tepër me një trajner si Guardiola. Skuadra këtu punon shumë ndryshe nga ajo që unë isha mësuar te Lidsi.

Pep është nga ata trajnerë që bën shumë rotacion, është pak e vështirë të përshtatesh menjëherë me idetë e trajnerit. Por kam një kontratë gjashtëvjeçare me dhe ka shumë lojtarë që kanë vuajtur vitin e parë këtu. Këtë sezon synoj të luaj më shumë. Tani jam një lojtar shumë më i mirë dhe falë Guardiolës e konceptoj ndryshe futbollin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco