VIDEO/ Tifozët e Juventusit protestojnë kundër transferimit të Lukakut

VIDEO/ Tifozët e Juventusit protestojnë kundër transferimit të Lukakut

16:07, 17/07/2023

Romelu Lukaku nuk do të udhëtojë në Amerikë me ekipin e Chelsea për përgatitjet e sezonit të ri, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Sulmuesi nuk është në planet e Maurizio Pochettinos, prandaj klubi ka prioritet ta largojë belgun për t’i fituar së paku 40 milionë euro.

Inter është tërhequr nga gara për shërbimet e tij, ndërsa Juventusi do të paguajë shumën e kërkuar për të, nëse arrin ta shesë Dusan Vlahoviq te PSG-ja.

Por, disa tifozë të Juventusit kanë protestuar sot kundër transferimit të Romelu Lukakut, shkruan Syri.net Kosova

“Ne nuk e duam Lukakun”, ishin thirrjet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco