Verdiktet e Serisë A/ Milani matematikisht në Champions, Bolonja siguron një ‘biletë’ europiane

Verdiktet e Serisë A/ Milani matematikisht në Champions, Bolonja siguron një ‘biletë’ europiane

09:12, 29/04/2024

Pas kurorëzimit të Interit si kampion dhe rënies të Salernitanës në Serinë B, të tjera verdikte u zbuluan në Sernë A italiane. 

Barazimi 2-2 mes Napolit dhe Romës bën të lumtur Milanin dhe Bolonjën.

“Djalli” është kualifikuar matematikisht në Champions League me katër javë ende për tu luajtur dhe do të jetë në startin e turneut më prestigjioz për të katërtën herë radhazi.

Ndërkohë momenti historik edhe për Bolonjën e Tiago Motës, që rikthehet në kompeticionet Europiane pas plot 22 vitesh. 

Katër javët e fundit do të shërbejnë për të përcaktuar se në cilën garë: për momentin kuqeblutë janë në vendin e katërt (5 më të mirat shkojnë në Champions League), +4 nga Roma dhe +6 nga Atalanta.

Torino, Napoli Juventus dhe Genoa pengesat e fundit përpara se të festojnë një sezon ëndrrash.

Hera e fundit që luajti atje ishte në fakt ditë vere 22 vjet më parë, në një Kupë që nuk ekziston më.

Ishte Intertoto në verën e vitit 2002: kundërshtari ishte Fulham, i cili pasi rrëmbeu 2-2 në Dall’Ara, arriti të fitojë 3-1 në Angli në ndeshjen e kthimit të luajtur më 27 gusht.

Kjo ishte pjesëmarrja e fundit e Bolonjës në kupat evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco