Alonso flet me superlativa për Atalantën: Ekip unik, shembull për t’u studiuar dhe mësuar

Alonso flet me superlativa për Atalantën: Ekip unik, shembull për t’u studiuar dhe mësuar

18:34, 15/05/2024

 

Trajneri i Bayer Leverkusen Xabi Alonso ka folur me superlativa për skuadrën e Atalantës me të cilën do të ndeshet javën e ardhme në finalen e Europa League.

Në një intervistë për SKY Alonso ka theksuar se Atalanta është një ekip unik dhe shumë të mirë.

“Kemi një javë shumë emocionuese të sezonit, jemi shumë të motivuar. Në realitet nuk flas shumë për përvojat e mia, përpiqem të nxjerr përfundimet e mia, pa i treguar askujt historitë e mia, ato janë gjëra të së shkuarës, rëndësi ka se çfarë duhet të bëjmë.”

Atalanta? Unë mendoj se është një ekip unik për momentin, ata kanë të njëjtin trajner për shumë vite, lojtarët kanë mbetur të njejtë. Ata kanë një ide shumë të qartë se si të luajnë futboll, grupi është zhvilluar me kalimin e viteve. Ky sezon është mbase më e miri i tyre” – tha ai.

Nga ana tjetër, Alonso që ishte i kërkuar nga klubet më të mëdha të Europës, shpjegoi edhe arsyen se përse zgjodhi të qëndrojë me Bayer Leverkusen edhe për sezonin e ardhshëm.

“Jam i lumtur këtu, kam një skuadër shumë të mirë dhe klubi më mbështet, të gjithë më respektojnë shumë. Më dhanë mundësinë në një moment të vështirë, atëherë kur isha askushi si trajner. Dua që këtë besim t’ua kthej, unë jam ende një trajner shumë i ri. Është vetëm viti i parë për mua”, u shpreh Alonso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco