Në Itali e bëjnë të kryer/ Thiago Motta ka arritur marrëveshje për të marrë drejtimin e Juventusit

Në Itali e bëjnë të kryer/ Thiago Motta ka arritur marrëveshje për të marrë drejtimin e Juventusit

15:04, 15/05/2024

Në Itali nuk ka më dilema rreth së ardhmes së Thiago Mottës, trajnerit që po i mahnit të gjithë me futbollin e bukur dhe rezultativ që po prodhon Bologna e tij.

Skuadra emiliane, 7 herë kampione e Italisë, siguroi një kualifikim drithërues në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Emri i ish-mesfushorit italo-brazilian është lidhur me klube të ndryshme, por e ardhmja e 41-vjeçarit quhet Juventus.

Bardhezinjtë do të ndahen me Allegrin në fundin e sezonit, ndërkohë që “Corriere della Sera” raporton se klubi ka marrëveshje me Mottën.

Ky i fundit pritet të firmosë një kontratë 2-vjeçare, me opsionin e rinovimit deri në verën e vitit 2027 nga e cila do të përfitojë 3.5 milionë euro në vit.

Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe i kanë dhënë fjalën njëri-tjetrit, ndërkohë që pritet vetëm firma e trajnerit për të nisur aventurën në Torino.

Dhe e hëna sjell pikërisht duelin Bologna-Juventus. Përveç Bolognës, Motta ka drejtuar edhe skuadra si Spezia, Genoa dhe PSG U19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco