Ish-sulmuesi i Juventusit: Të isha në vendin e Allegrit, do të largohesha

Ish-sulmuesi i Juventusit: Të isha në vendin e Allegrit, do të largohesha

09:17, 29/04/2024

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka folur për “TV Play” për të ardhmen e Massimiliano Allegrit në stolin e Juventusit.

“Mungesa e komunikimit të qartë nga klubi për të ardhmen e Allegrit i ka shtyrë lojtarët të shkarkohen mendërisht. Nëse ai do të qëndronte, do të ishte vetëm me një rinovim kontrate. Nuk e shoh se si mund të mbetet pa kontratë në një sezon që premton të jetë i rëndësishëm. Nëse do të isha në vend të Allegrit, do të largohesha nga Juventusi në fund të vitit”, tha Ravanelli.

Dje, një tjetër mesazh i fortë dashurie dhe mbështetjeje për Massimiliano Allegrin mbërriti nga tifozët ultras:

Viking Juve, një nga tifo-grupet historike të “Zonjës së Vjetër”, në fakt ka kërkuar që trajneri i Juventusit të qëndrojë përmes një pankarte të gjatë të vendosur jashtë stadiumit:

“Zoti Allegri, duhet të qëndroni, ne duam të shkojmë në Kupën e Botës (për klube) me ju!” Të gjitha të dokumentuara në një histori në Instagram nga vetë Viking Juve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco