Aktori i njohur amerikan blen 11 milionë euro shtëpi në Spanjë, do të jetë ‘komshi’ me Modricin dhe Ramosin

Aktori i njohur amerikan blen 11 milionë euro shtëpi në Spanjë, do të jetë ‘komshi’ me Modricin dhe Ramosin

09:33, 29/04/2024

Aktori i njohur i Hollywoodit, Richard Gere është zhvendosur përfundimisht në Spanjë dhe kjo ka ngjallur kuriozitet rreth zgjedhjes së tij të vendbanimit në Madrid.

Gere dhe bashkëshortja e tij Alejandra Silva kanë vendosur tashmë që ta bëjnë Madridin shtëpinë e tyre, shkruan Marca.

Në intervistën e tij me Vanity Fair, aktori shprehu admirimin e tij për Spanjën, duke përmendur stilin e jetesës, ushqimin dhe ngrohtësinë e vendit.

Image

Vendimi i tij për t’u transferuar në Spanjë u motivua nga dëshira për të qenë më afër familjes dhe traditave të gruas së tij.

“[Silva] ishte shumë bujare që jetoi gjashtë vjet në botën time kështu dua të bëjë të njëjtën gjë edhe unë”, tha aktori i njohur amerikan.

Image

Prona 11 milionë-euroshe

Entuziazmi i Gere-s për Spanjën është i dukshëm në investimin e tij të fundit në një rezidencë luksoze në Madrid.

Aktori ka blerë një pronë me vlerë 11 milionë euro në zonën ekskluzive të banimit La Moraleja, që ndodhet në komunën e Alcobendas.

Rezidenca luksoze është mbi 10,000 metra katrorë tokë, ka një shtëpi trekatëshe që është më shumë se 1,000 metra katrorë, një pishinë të nxehtë dhe një bodrum vere private.

Ai do të jetë ‘komshi’ me futbollistët e njohur si Sergio Ramos dhe Luka Modric. Rezidenca e tij është afër aktores Ana Obregon.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco