Ancelotti ‘voton’ Toni Kroos për ‘Topin e Artë’

Ancelotti ‘voton’ Toni Kroos për ‘Topin e Artë’

13:23, 15/05/2024

Real i Madridit po i shijon ndeshjet e fundit në La Liga, kompeticion të cilin e fitoi për herë të 36-të, si asnjë skuadër tjetër në Spanjë.

Djemtë e Carlo Ancelottit triumfuan 5-0 kundër Alavesit, ndërkohë që gjithë fokusi është te finalja e Champions League kundër Borussia Dortmund e programuar për datën 1 qershor në “Wembley”.

“Los Blancos” duan të fitojnë turneun më të rëndësishëm për klube – aty ku janë rekordmenë me diferencë krahasuar me rivalët – për herë të 15-të në histori.

Pas suksesit me “manita” në “Santiago Bernabeu”, Ancelotti u ndal gjatë fjalës së tij te Toni Kroos.

Prej vitesh një ndër mesfushorët më të mirë në planet bashkë me kolegun Luka Modric.

“Do të doja shumë ta shihja Kroos duke fituar Topin e Artë, por nuk mendoj se do të ndodhë… Gjithsesi, asgjë nuk është e pamundur.

Kemi Europianin këtë verë. Nëse Toni fiton Champions League dhe Euro 2024 me Gjermaninë atëherë mund të luftojë për fitimin e Topit të Artë”, theksoi tekniku italian.

34-vjeçari nga Greifswald po kalon një formë të mrekullueshme dhe është afër fitimit të Championsit për herë të gjashtë me fanellën e Realit.

Kroos u rikthye edhe në kombëtaren gjermane gjatë këtij viti. Duke treguar menjëherë se klasi i tij i kanë munguar shumë katër herë kampionëve të botës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco