NBA/ Minnesota gjysmëfinalistja e parë, Lakers rihapin garën

NBA/ Minnesota gjysmëfinalistja e parë, Lakers rihapin garën

12:07, 29/04/2024

Minnesota bëhet ekipi i parë gjysmëfinalist i play off-it në NBA këtë sezon.

Skuadra e Wolves fitoi 122-116 ndaj Pheonix, duke e mbyllur 4-0 serinë e çerekfinaleve.

Anthony Edwards me 40 pikë ishte lider në fushë për Minnesota, ndërsa 82 pikët e dyshes Durant-Booker mbetën për statistikë.

Rihap garën për një vend në gjysmëfinale ekipi i Lakers, që në fushën e tij fitoi 119-108 ndaj kampionëve të Denver.

Jokic realizoi sërish një “triple double”, me 34 pikë 14 rebound e 14 asist, por që s’mjaftuan.

LeBron James me 30 pikë, Davis me 25 pikë e 23 rebound si dhe Reaves e Russell me nga 21 pikë secili i dhanë fitoren Lakers.

Barazim 2-2 me ndeshje mes Clippers dhe Dallas, me kalifornianët që fituan sot 116-111.

Harden dhe George realizuan nga 33 pikë secili për Clippers, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e Irving për teksanët.

Fiton edhe New York, 97-92 në fushën e Philadelphia, ndeshje ku u dallua Brunson me 47 pikë e 10 rebound.

Rezultatet

New York – Philadelphia 97-92 (3-1)

Milwaukee – Indiana 113-126 (1-3)

Minnesota – Phoenix, 122-116 (4-0)

Denver – Lakers, 108-119 (3-1)

Clippers – Dallas, 116-111 (2-2)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco