United, pretendent serioz për Xavi Simmons

United, pretendent serioz për Xavi Simmons

14:26, 17/07/2023

Manchester Unitedi është pretendent serioz për huazimin e Xavi Simonsit nga Paris Saint-Germaini.

20-vjeçari holandez pritet të kthehet te PSG-ja pasi kaloi një sezon i huazuar te PSV Eindhoveni ku edhe mori eksperiencë.

Kampioni francez pritet ta aktivizojë klauzolën për blerjen e tij pasi edhe e kanë pëlqimin e tij verbal.

Ndërkaq tani L’Equipe raporton që PSG-ja mund ta dërgojë menjëherë në huazim, ku RB Leipzig po duket të jetë favoriti kryesor.

Sidoqoftë, raportimet më të fundit e nxjerrin edhe Unitedin si garues serioz për t’i siguruar shërbimet e tij në formë huazimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco