Interi bën goditjen e papritur në merkato

Interi bën goditjen e papritur në merkato

22:49, 16/07/2023

Interi ka bërë një lëvizje të papritur në merkato, duke gjetur në përforcim në mbrojtje që pakkush e priste.

Mediat italiane bëjnë të ditur se zikaltrit pritet të zyrtarizojnë shumë shpejt Juan Cuadradon.

Futbollisti kolumbian, i cili ka luajtur në Juventusin nga viti 2015, deri dy muaj më parë, duke mbajtur jo pak herë edhe shiritin e kapitenit, kishte oferta nga klubet arabe dhe amerikane. Por ai ka zgjedhur të qëndrojë në Europë dhe Interi ka shfrytëzuar rastin, duke bërë lëvizjen për të siguruar firmën e tij.

Në Itali bëjnë të ditur se atij i është ofruar një kontratë njëvjeçare nga e cila do të përfitojë 2,5 milionë euro dhe kolumbiani ka pranuar, teksa tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i kalimit të tij tek Interi në atë që po komentohet gjerësisht si kundërpërgjigja zikaltër ndaj çështjes “Lukaku”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco