Gjithçka është gati te Vllaznia, mungon vetëm zyrtarizimi i rikthimit të Krymit

Gjithçka është gati te Vllaznia, mungon vetëm zyrtarizimi i rikthimit të Krymit

15:48, 15/07/2023

Vllaznia luan sot pasdite një miqësore ndaj klubit malazez të Buduçnostit në “Loro Boriçi”. Një ndeshje e pakuptimtë për shumëkënd pasi zhvillohet mes dy sfidave me Linfilld në Ligën e Konferencës.

Por ky nuk është plani i vetëm i sotëm i kuqebluve. Gjatë ditës së sotme, klubi pritet që të zyrtarizojë edhe firmën me Ardit Krymin. Mesfushori i larguar vetëm një vit më parë nga kuqeblutë, bën prapakthehu te skuadra ku u formua pasi klubi i Shakhtor Soligorsk është dënuar për trukime ndeshjesh dhe këtë vit luan thjesht për të mos rënë nga kategoria.

Krymi ka ndërprerë marrëveshjen me bjellorusët ku kishte shkuar për të luajtur rregullisht në Europë, teksa ka gjetur përsëri akordin me shkodranët për të vazhduar karrierën në vendlindje. Ai pritet të prezantohet sot si përforcimi i ri dhe padyshim do të jetë një element shumë i vlefshëm për trajnerin Memelli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco