VIDEO/ 'Messi turk' i mahnit të gjithë te Real Madrid, shihni driblimin fantastik të Guler në stërvitje

VIDEO/ 'Messi turk' i mahnit të gjithë te Real Madrid, shihni driblimin fantastik të Guler në stërvitje

14:25, 15/07/2023

Talenti turk, Arda Guler u prezantua te Real Madrid pak ditë më parë pasi nënshkroi një kontratë për gjashtë vite në një transferim prej 20 milionë eurosh, me 10 milionë euro bonuse në varësi të performancës së lojtarit.

Ish-ylli i Fenerbahce iu bashkua menjëherë përgatitjeve të Realit dhe sipas mediave spanjolle u përshtat shkëlqyeshëm te ekipi i ri.

Aftësitë teknike të Gulerit janë të jashtëzakonshme, siç e ka treguar edhe në një nga seancat stërvitore të djeshme.

Talenti turk ka mahnitur tifozët e Realit me një lëvizje fantastike, e cila e bëri virale mjeshtërinë e tij në driblim duke ‘shkatërruar’ shokun e skuadrësj, Federico Valverde.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco