Statistikat/ Lojtarët e Dortmundit vrapuan 9 km më shumë se parisienët

Statistikat/ Lojtarët e Dortmundit vrapuan 9 km më shumë se parisienët

16:05, 02/05/2024

“Ishte një fitore e merituar, një paraqitje e mirë nga skuadra. Ne mund të kishim shënuar më shumë gola, por edhe ata mund ta bënin. Prandaj, rezultati është i mirë në këndvështrimin tim. Vrapuam shumë, por është e nevojshme që ta bëjmë në ndeshje si këto, ne duhet të fitojmë vendin tonë në ‘Wembley’, tani na duhet vetëm një barazim në ndeshjen e kthimit, por ne duam të fitojmë edhe javën e ardhshme”.

Kështu komentoi trajneri Edin Terzic pas fitores së Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League kundër Paris Saint-Germain.

Teksniku verdhezi vuri në dukje një nga pikat kyçe të ndeshjes: ekipi i tij vrapoi mbi 9 km më shumë se ai i Luis Enriques (110.1 km kundrejt 119.7).

Një fakt që i bëri shumë përshtypje shtypit francez, i cili ishte shumë kritik ndaj trajnerit asturian dhe lojtarëve që dolën në fushë.

“Një ndryshim domethënës, që hedh shifrën e posedimit të topit: 54% është shumë e ulët në raport me numrin e kilometrave të përshkuara. Në ndeshjen e parë të çerekfinales, të humbur kundër Barcelonës, shifrat ishin të ngjashme: 110,7 km.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco