Abakarov merr medaljen e artë në Budapest

Abakarov merr medaljen e artë në Budapest

12:26, 15/07/2023

Zelimkhan Abakarov bëri të dëgjohej himni shqiptar dhe të valëvitej flamuri kuq e zi në Hungari ku u zhvillua turneu “Polyak Imre & Varga Janos Memoria”.

Çeçeni i natyralizuar si shqiptar ia doli të marrë medalje ari në peshën deri në 61 kilogramë, teksa mposhti në finale Ossimzhan Dastanbek. Përballja finale nuk u diskutua nga sportisti që mbron ngjyrat kuqezi, teksa dominoi kundërshtarin në tapet.

Sportisti kuqezi në provën gjenerale para Botërorit të Serbisë që zhvillohet pak javë më vonë, ia doli të marrë medalje të artë, teksa në Serbi pret të marrë pikë edhe për në Olimpiadën “Paris 2024”.

Sportisti tjetër që përfaqësoi Shqipërinë në këtë event, Islam Dudaev siguroi medaljen e bronztë në peshën deri 65 kilogramë në stilin e lirë të mundjes

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco