Leonel Messi për pak sa nuk u përplas me një tjetër automjet në Florida, por jo për fajin e tij.
Një fans e vuri re dhe iu afrua makinës së tij duke e shpërqëndruar pranë kryqëzimit. Messi ishte i shoqëruar nga një eskortë policie të cilat ishin me sirena të ndezura, pra sipas rregullores, edhe pse me semafor të kuq, Messi mund të futej në kryqëzim dhe makinat e tjera duhet t’i hapnin rrugën, gjë të cilën shoferi i një makine tjetër nuk e bëri.
Për fatin e mirë nuk pati ndonjë aksident, pasi Messi dhe shoferi tjetër arritën të ngadalësojnë shpejtësinë para se të ndodhte ndonjë përplasje.
Messi taking a red light like a true Florida man pic.twitter.com/g8Xc4MAh7P
— Inter Miami CF Burner (@miamifutbolmls) July 14, 2023
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: