Legjendari Van der Sar lë spitalin e Split dhe vazhdon trajtimin në Holandë

Legjendari Van der Sar lë spitalin e Split dhe vazhdon trajtimin në Holandë

11:38, 15/07/2023

Portieri legjendar Edwin van der Sar ka dalë dje nga spitali i Splitit dhe do të vazhdojë trajtimin në Holandë.

Ish-portieri i Ajax-it, Juventus-it, Manchester United-it dhe kombëtares holandeze ndodhej në reanimacionin e Qendrës Spitalore Klinike të Splitit që prej të premtes, më 8 korrik, pasi pësoi një hemorragji në tru.

Agjenti i tij Rob Jansen konfirmoi se Van der Sar është në një gjendje stabile, por edhe se është një diagnozë e rëndë dhe nga Qendra Spitalore Klinike e Splitit konfirmoi se ai ka dalë dje.

" Gjendja e Edwin van der Sar u përmirësua dhe arritëm në përfundimin se ai mund të udhëtojë në Holandë dhe të vazhdojë trajtimin dhe shërim atje”, njoftuan nga spitali në Split.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco