Zyrtare/ Roma e Mourinho-s siguron shërbimet e futbollistit të Premier League!

Zyrtare/ Roma e Mourinho-s siguron shërbimet e futbollistit të Premier League!

11:16, 15/07/2023

Roma blindon krahun e djathtë të mesfushës. Verdhekuqtë kanë zyrtarizuar transferimin nga Leeds United të anësorit danez Rasmus Kristensen, i cili ishte i përzgjedhuri i Mourinhos dhe drejtuesit i plotësuan dëshirën.

Anësori danez zbarkoi në Romë të premten në mbrëmje, ku firmosi kontratën 5-vjeçare dhe bëri prezantimin zyrtar, ndërsa tani pritet të vihet në dispozicion të Mourinhos për të kryer fazën përgatitore.

Kristensen spikati te austriakët e Salzburg, ndërsa verën e kaluar u transferua te Leeds United në Premier League, ku luajti 30 takime si titullar dhe bëri një paraqitje për t’u vlerësuar.

Por rënia e Leeds në Championship e detyroi të kërkojë ndryshim ambienti dhe nga kjo situatë përfitoi Roma, që tashmë blindon krahun e djathtë, aty ku sezonin e kaluar u alternuan Zeki Çelik dhe Bobi Zalewski.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco