Nis kampionati i Kosovës në çiklizëm, 160 km

Nis kampionati i Kosovës në çiklizëm, 160 km

08:41, 15/07/2023

Federata e Çiklizmit e Kosovës njofton se në kuadër të kalendarit të garave për vitin 2023, më datë 14 - 16 korrik organizon kampionatin e Kosovës në çiklizëm rrugor në të gjitha kategorite, garë kjo e aprovuar nga Unioni Botëror i Çiklizmit (UCI).

Në kampionat kanë të drejtë pjesëmarrje garuesit e licencuar pranë FÇK-së përmes klubeve të tyre.

Pjesëmarrje në kampionat do të marrin pjesë kategorite si vijon me poshtë:
Kadet
Femrat - të gjitha kategorite
Junior
U23 dhe Elitë

Itinerari i garave është:

Kronometer individual (ITT) - 28.4 km

Bibaj-Babush me kthim për Bibaj në një drejtim si gjithëmon (autostrada).

Gara mbahet me datë 15.07.2023 me fillim nga ora 14:00.

Gara rrugore: 16.07.2023, ora 11:00 Shtegu Bibaj-Lipjan-Prishtin-Aeroport-Komoran-Llapushnik-Malishev-kthimi mbi urën e Duhles vazhdon anasjelltas-Malishev-Llapushnik-Komoran-Aeroport-Prishtin-Lipjan-Babush-Bibaj
finishi. Në total 160 km.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco