VIDEO/ Gerrard vuan në Arabi, lojtarët as që e kuptojnë idenë e trajnerit!

VIDEO/ Gerrard vuan në Arabi, lojtarët as që e kuptojnë idenë e trajnerit!

23:00, 14/07/2023

Falë milionave, Arabia Saudite po tërheq gjithnjë e më shumë emra të njohur të futbollit europian. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për futbollistë, por edhe për trajnerë ku një prej atyre që është zhvendosur në Lindjen e Mesme, është Steven Gerrard. Ish-tekniku i Aston Villa-s ka marrë përsipër stolin e Al-Ettifaq dhe ka nisur nga puna intensive për sezonin e ri.

Mirëpo, telashet e para të legjendës së Liverpool lidhennme gjuhën. Në një video të publikuar së fundmi dhe që është bërë virale në rrjetet sociale shihet Gerrard që mundohet t’i shpjegojë futbollistëve lëvizjet, madje duke përdorur një fjalor të lehtë për t’u kuptuar.

 

Megjithatë, futbollistët e tij sërish hasin vështirësi dhe në fund skema e kërkuar nga Gerrard dështon. Një problem jo pak i vogël për t’u zgjidhur nga tekniku anglez që i duhet të mendojë edhe për këtë detaj të paparashikuar në kontratën e tij me klubin arab.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco