Arabia Saudite aktivizon ‘bombën’, janë pranë blerjes së ish-kampionëve të Europës

Arabia Saudite aktivizon ‘bombën’, janë pranë blerjes së ish-kampionëve të Europës

21:41, 14/07/2023

Ditët e fundit janë shfaqur informacione se Arabia Saudite ose Fondi Shtetëror për Investimet Publike në Botë (PIF), po planifikon të blejë një tjetër klub në një prej ligave më të forta në Europë.

Emri i klubit nuk dihej, por mbrëmjen e sotme u publikua lajmi se sauditët janë shumë pranë blerjes së Olimpique Marsille.

Fondi që qëndron pas princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, tashmë zotëron Newcastle dhe muajt e fundit është përpjekur të blejë edhe Manchester United.

Pasi kishte dështuar në planin e tij origjinal, zgjedhja përfundimisht ra mbi Olimpique.

Marseille është një nga klubet më të njohura në Francë dhe nuk ka dyshim se një faktor i rëndësishëm në vendimin për të marrë Olimpique ishte tifozeria e shumtë jo vendase që mbështet këtë klub.

Image

Dihet se një numër i madh i arabëve, algjerianëve, marokenëve, tunizianëve mbështesin Olimpique...

 

Meqë ra fjala, ende nuk ka informacione se sa para do të duhet të ndajë PIF për blerjen e klubit të famshëm, i cili aktualisht është në duart e biznesmenit amerikan Frank McCourt.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco