U largua nga Inter, flet Samir Handanovic: Do të më mungojë klubi, do të mundohem të luaj edhe për disa vite

U largua nga Inter, flet Samir Handanovic: Do të më mungojë klubi, do të mundohem të luaj edhe për disa vite

17:47, 14/07/2023

Portieri slloven me përvojë, Samir Handanovic nuk është më pjesë e Interit.

Handanovic u largua zyrtarisht nga zikaltërit pas 11 vitesh dhe i tha lamtumirë tifozëve me një letër emocionuese. Ai mbërriti në klub gjatë verës së vitit 2012 nga Udinese në një transferim prej 15 milionë eurosh. Ai bëri 455 paraqitje në të gjitha kompeticionet për Interin dhe ndihmoi klubin të fitonte Scudetton, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë. Në letrën e tij të publikuar në Instagram, ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“ Përveç faktit që na bashkon dashuria për këto ngjyra, na bashkon edhe një mënyrë e drejtpërdrejtë, praktike, e ndershme dhe konsekuente e shikimit të futbollit. Këto nuk janë fjalë, por qëndrim. Jam krenar që kam veshur këtë fanellë dhe shiritin e kapitenit, e kam pasur atë privilegj sepse kam dhënë gjithmonë maksimumin. Do të përpiqem të luaj edhe për disa vite të tjera. Ne ndahemi, por unë mbetem gjithmonë një nga ju. Faleminderit”, tha Handanoviq.

 

Slloveni mbajti portën e pastër në 166 nga 455 ndeshje për Interin dhe pësoi 471 gola. Ai mori tre kartonë të kuq dhe 22 të verdhë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco