Zyrtare/ UEFA dënon Barcelonën dhe Manchester United, shpëtojnë Interi e Milani

Zyrtare/ UEFA dënon Barcelonën dhe Manchester United, shpëtojnë Interi e Milani

15:03, 14/07/2023

Barcelona dhe Manchester United nuk ia kanë dalë të respektojnë marrëveshjen që kanë me UEFA-n për “Fair Play Financiar” dhe për këtë, organi më i lartë i futbollit në Europë ka marrë masa.

Të dyja klubet janë gjobitur për mos respektimin e marrëveshjes.

Ndërkohë, në hetim ishin Roma, Interi e Milani nga Seria A, por 3 klubet kanë arritur të përmbushin detyrimet dhe kanë zbatuar me përpikëri marrëveshjen duke mos u gjobitur.

Gjoba ka pasur edhe për të tjera klube, përfshirë Olimpija Lubjana, Anderleht e Beshiktash.

Vendimet e UEFA-s:

“Barcelona është gjobitur me 500 mijë euro për raportim të gabuar në vitin financiar 2022.

Manchester United dënohet me 300 mijë euro për shkak të një deficiti të lehtë.

Milan, Monako, Roma Inter dhe PSG kanë arritur objektivat e vendosura për 2022.

CFCB do të vazhdojë të monitorojë gjatë sezonit të ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco