Shkëndija dominon dhe fiton, vendos goli i Adenis Shalës

Shkëndija dominon dhe fiton, vendos goli i Adenis Shalës

22:58, 13/07/2023

Shkëndija e nisi me fitore aventurën europiane. Kuqezinjtë nga Tetova mposhtën 1-0 Haverfordwest falë golit të Adenis Shalës në fillimin e pjesës së dytë.

Skuadra shqiptare që garon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, dominoi kundërshtarët nga Uellsi, por u mjaftua me vetëm një gol në duelin e parë të raundit të parë në Conference League.

Sfida e kthimit do të zhvillohet një javë më vonë në Cardif, atje ku trajneri Ardian Nuhiu do të ketë të gatshëm edhe Bruno Ditën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco