Komiteti Olimpik merr vendimin e ashpër, përjashton Rusinë dhe Bjellorusinë nga Lojërat e Parisit

Komiteti Olimpik merr vendimin e ashpër, përjashton Rusinë dhe Bjellorusinë nga Lojërat e Parisit

18:06, 13/07/2023

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) nuk do të përfshijë Rusinë dhe Bjellorusinë në listën e ftesave që do t'u dërgojë më 26 korrik të gjitha ekipeve kombëtare për të marrë pjesë në Lojërat e Parisit 2024.

Edhe pse atletët nga të dy vendet, të cilët u sanksionuan pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, janë kthyer tashmë në shumicën e garave nën një flamur neutral, IOC do të marrë një vendim për pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Olimpike.

Dërgimi i ftesave, është një traditë e IOC-së pikërisht një vit përpara se të hapen Lojërat Verore ose Dimërore për të ftuar të gjitha ekipet kombëtare në mbarë botën në këtë eveniment sportiv.

Pavarësisht lëvizjes së protokollit, disa atletë rusë dhe bjellorusë mund të konkurrojnë në Paris, nëse regjistrohen dhe konkurrojnë si neutralë dhe pa përfaqësuar simbolet e tyre përkatëse kombëtare.

IOC tha sot se 203 Komiteteve Olimpike Kombëtare do t’u dërgohen ftesat për në Paris, ndërsa Rusia dhe Bjellorusia do të përjashtohen”, tha organi Olimpik në një deklaratë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco