Debutoi për Manchester United, tifozët pyesin: A është një futbollist profesionist?

Debutoi për Manchester United, tifozët pyesin: A është një futbollist profesionist?

16:58, 13/07/2023

Lojtarët e Manchester United luajtën dje ndeshjen e tyre të parë në Oslo në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ardhshëm, në të cilin mundën 2-0 Leeds.

Minutat e para në fanellën e Djajve të Kuq ka luajtur edhe futbollisti i sapo-transferuar në këtë skuadër, Mason Mount.

Atij iu dha numri ikonë shtatë në fanellën e tij dhe duke gjykuar nga performanca e tij e parë, parashikimet nuk janë premtuese.

Ai, si të gjithë futbollistët e tjerë që e nisën ndeshjen, u zëvendësua pas 45 minutave të para dhe gjatë kësaj kohe nuk dha shumë në fushë.

Momentet kryesore nga ndeshja e djeshme janë shfaqur në rrjetet sociale, ku janë përmbledhur të gjitha veprimet e tij.

“A është ky futbollist profesionist? Nuk do ta thosha”, “David Beckham nga Ali Express”, “Chelsea e shiti dhe bëri mirë”, ishin vetëm disa nga tifozët e klubit më trofetar anglez, që fitoi me golat e Emerin dhe Hugilla.

Kujtojmë se Mount mbërriti në Old Trafford nga Chelsea në një transfertë prej 70 milionë eurosh.

Mount nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2028, me mundësi vazhdimi të bashkëpunimit edhe për një sezon.

Mesfushori ofensiv luajti 195 ndeshje për Chelsean në të cilat shënoi 33 gola dhe dhuroi 37 asistime dhe shënoi 5 gola në 36 paraqitje për Anglinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco