Interi nuk heq dorë nga Lukaku, i prezanton Chelseat ofertën e dytë për belgun

Interi nuk heq dorë nga Lukaku, i prezanton Chelseat ofertën e dytë për belgun

13:02, 13/07/2023

Interi vazhdon përpjekjet për t’i rikthyer Romelo Lukakun trajnerit Simone Inzaghi.

Sipas raportimeve të medieve britanike, klubi “zikaltër” i ka paraqitur klubit londinez ofertën e dytë prej 30 milionë euro plus bonuse.

Interi tashmë është në pritje të përgjigjes nga “blutë” e Londrës, në orët në vijim dhe shpreson se do të mjaftojë për ta rikthyer belgun në Milano.

Për Lukakun pati interesim edhe nga Juventusi, por sulmuesi e bëri të qartë që kërkon vetëm kalimin tek Interi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco