De Ketelaere me valixhet gati/ Aston Villa ofron 25 milionë euro, Milani kërkon më shumë

De Ketelaere me valixhet gati/ Aston Villa ofron 25 milionë euro, Milani kërkon më shumë

12:15, 13/07/2023

Pas një viti te Milani, e ardhmja e Charles De Ketelaere është në një udhëkryq të madh.

Belgu u prit me shumë entuziazëm te “Djalli”, madje u pa si një “trashëgimtar” i Kaka, por në fund nuk bindi, duke bërë që “kuqezinjtë” t’i tregojnë derën.

Sipas raportimeve të medieve italiane, interes për mesfushorin ka shfaqur Aston Villa, me klubin anglez që është i gatshëm të paguajë 25 milionë euro për të siguruar shërbimet e De Ketelaere.

Megjithatë kjo shifër duket se nuk i mjafton Milan-it, me italianët që duan të paktën të rikuperojnë shpenzime e bëra për 22-vjeçarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco