VIDEO/ Interi prezanton uniformën e sezonit të ri

VIDEO/ Interi prezanton uniformën e sezonit të ri

11:12, 13/07/2023

Interi ka prezantuar sot zyrtarisht uniformën e re që do të mbajë veshur sezonin e ardhshëm për të gjitha ndeshjet në shtëpi. Klubi zikaltër do të ketë një uniformë me ngjyrat tradicionale, por ndërthurja e vijave do të jetë me nuanca dhe me hije

Vetë klubi e ka prezantuar sot uniformën e re, vetëm pak ditë pasi zyrtarizoi firmën me “NIKE”, ndërkohë që edhe në pjesën qendrore të fanellës, do të jetë sponsori “Paramount +”, sponsor ky që shoqëroi Interin gjatë ndeshjeve të fundit në kampionat dhe në finalen e Ligës së Kampioneve.

“Milano ka dy ngjyra, por nuanca të pafundme”, shkruan klubi i Interit në prezantimin e uniformës së re.

Ditët në vijim, pritet që zikaltrit të prezantojnë edhe uniformën e dytë.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco