Telashe për Ancelottin në Spanjë, e pret gjyqi për evazion fiskal

Telashe për Ancelottin në Spanjë, e pret gjyqi për evazion fiskal

11:11, 12/07/2023

Një hetim për italianin ka përfunduar dhe “El Mundo” pretendon se ai është një hap larg akuzës për mosdeklarim të 400 mijë eurove.

Shuma që akuzohet se ka fshehur lidhet me të drejtat e tij të imazhit në vitin 2014, një vit pas mbërritjes në stolin e skuadrës nga “Santiago Bernabeu”.

Ancelotti nuk është emri i parë i madh në futbollin spanjoll që vihet në shënjestër nga autoritetet tatimore në vitet e fundit.

Ish-ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, u akuzua për evazion fiskal midis viteve 2011 dhe 2014 dhe u dënua me dy vite burg me kusht.

Ikona e Barcelonës, Lionel Messi, u godit gjithashtu me një dënim të pezulluar prej 21 muajsh burg në lidhje me mashtrimin tatimor në vlerë prej 4.1 milionë eurosh midis viteve 2007 dhe 2009.

Ish-bashkëlojtarit të tij, Gerard Pique, iu dha gjithashtu një faturë prej 2.1 milionë eurosh kur u shpall fajtor për mashtrim me të drejtat e imazhit.

Ancelotti është aktualisht në periudhën e tij të dytë si trajner i Real Madridit, pasi është rikthyer në krye të të bardhëve në vitin 2021. 64-vjeçari ka hyrë në vitin e tij të fundit në këtë rol, megjithatë, pasi tashmë ka rënë dakord të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit në vitin 2024.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco