Barazimi me BATE-n/ Trajneri i Partizanit: Dhamë gjithçka

Barazimi me BATE-n/ Trajneri i Partizanit: Dhamë gjithçka

10:01, 12/07/2023

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiç, është shfaqur i kënaqur me paraqitjen e skuadër së tij në ndeshjen ndaj BATE Borisov, e cila u mbyll 1-1.

“Mund të them se dhamë gjithçka, sa mund të japim në këtë moment. BATE ka luajtur 13 ndeshje, ne vetëm dy miqësore. Në pjesën e parë ne luajtëm presing të lartë gjithë kohës. Në pushim u thashë djemve që nuk jemi në formë maksimale në këtë moment, duhet të presim. Por nuk luajtëm mirë pa top.

Kemi 7 ditë më shumë për të përgatitur më mirë taktikisht dhe fizikisht. Por çdo gjë që bëmë taktikisht në ndeshje ishte shumë mirë. Duhet të përmirësohemi se BATE Borisov është një skuadër shumë e mirë.

Jam krenar, se jemi këtu prej vetëm 25 ditë dhe punojmë shumë. Skuadra dha 100%, jam i sigurt se në sulm mund të luajmë shumë më mirë, por nuk kemi kohë dhe nuk ka alibi. Duhet të jemi gati për ndeshjen tjetër”, tha trajneri i kampionëve të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco