Chiesa te Liverpooli, por fillimisht duhen larguar Salah e Saint-Maximin

Chiesa te Liverpooli, por fillimisht duhen larguar Salah e Saint-Maximin

09:12, 12/07/2023

“Të kuqtë” e Liverpool dhe “bardhezintjë” e Newcastle po zhvillojnë një merkato vere fantastike, teksa deri më tani kanë afruar lojtarë me emër dhe tepër cilësor në klubet e tyre, megjithatë duket se nuk do të mbarojë gjithçka me kaq.

Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italian, “La Gazzetta dello Sport”, të dy klubet e lartpërmendura po tregojë interes të vazhdueshëm për anësorin e sulmit të Juventus, Federico Chiesa, mirëpo ka një problem.

Liverpool dhe Newcastle janë gati të bëjnë një përpjekje për të blerë Chiesa nëse shesin respektivisht Mohamed Salah dhe Allan Saint-Maximin, me të dy lojtarët mund të përfundojnë në Arabinë Saudite, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje nga sauditët dhe nuk dihet se sa mund të zgjasë ky “operacion”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco