Ademi uron Ballkanin: Uroj që kampionët tanë edhe në ndeshjen e kthimit të triumfojnë

Ademi uron Ballkanin: Uroj që kampionët tanë edhe në ndeshjen e kthimit të triumfojnë

08:53, 12/07/2023

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka uruar Ballkanin për fitoren në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Ludogorets me rezultatin 2-0 në “Fadil Vokrri”.

Ademi ka uruar që edhe në ndeshjen e kthimit kampionët e Kosovës të shkëlqejnë dhe të arrijnë fitore.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Urime FC Ballkani ?⚽️?

Kampioni ynë filloi rrugëtimin në Ligën e Kampionëve me një fitore spektakulare!

Futbollistët e FC Ballkani shfaqën paraqitje të jashtëzakonshme në përballjen me kampionin e Bullgarisë, Ludogorets, në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke triumfuar me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të fazës së parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Dua të uroj futbollistët për paraqitjen fantastike si dhe trajnerin Ilir Daja dhe stafin e tij për përgatitjen e shkëlqyeshme të lojës. Uroj gjithashtu drejtuesit e FC Ballkani dhe tifozët “Xhebrailat” e të gjithë qytetarët e Suharekës për këtë sukses dhe për atmosferën madhështore në stadium.

Shpresoj që edhe në ndeshjen e kthimit, kampionët tanë të tregojnë një nivel të lartë loje dhe të kalojnë në fazën e dytë të garës elitare të futbollit evropian.

Paraqitjet e këtilla e konfirmojnë rritjen e jashtëzakonshme të futbollit tonë në vitet e fundit.

Urime e ju priftë e mbara!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco