Zyrtare/ Mirlind Daku firmos me Rubin Kazan

Zyrtare/ Mirlind Daku firmos me Rubin Kazan

21:08, 11/07/2023

Mirlind Daku është një nga emrat më të përfolur në mediat shqiptare kohët e fundit. Pasi nuk fitoi besimin nga përfaqësuesja e Kosovës, lojtari përflitej për një kalim tek Kombëtarja shqiptare.

Së fundmi Daku mori pashaportën shqiptare dhe u përforcua më shumë lajmi që ai do të vishet kuqezi dhe të jetë nën urdhërat e Sylvinhos. Por pavarësisht situatës së trazuar së Kombëtares, Daku është prezantuar tek ekipi i tij.

Rubin Kazan ka bërë zyrtare me anë të një postimi në Instagram afrimin e sulmuesit. 25-vjeçari u transferua nga Osijek tek ekipi rus për një shumë prej 1.5 milionë eurosh. Një aventurë e re për bomberin që po pret ftesë nga Sylvinho për ndeshjet e shtatorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco