'Dusan mos shko, qëndro', me këto fjalë u prit Vlahovic sot në Torino

'Dusan mos shko, qëndro', me këto fjalë u prit Vlahovic sot në Torino

22:50, 10/07/2023

 

Ditën e sotme, ishte e para e sezonit të ri për Juventusin me ekipin që u mblodh në ambientet e qendrës stërvitore në Continassa. Mes shumicës së lojtarëve të rikthyer në Torino, mes tyre ishte dhe Dusan Vlahovic.

E ardhmja e yllit të bardhezinjve mbetet ende një enigmë pasi ofertat nuk mungojnë për të nga Chelsea dhe Bayern Munchen. Edhe pse nuk kaloi një periudhë të mirë sezonin e kaluar, tifozët e Juventusit duket se nuk heqin dorë nga mbështetja për 23-vjeçarin.

Në momentin që Vlahovic u paraqit ditën e sotme, u dëgjuan dhe thirrje ndaj tij nga tifozët e “zonjës së vjetër”. “Dusan mos shko, qëndro, një prej nesh”, ishin thirrjet e tifozëve bardhezi për sulmuesin e tyre kryesor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco