Preferon të mbetet në Europë, Di Maria një hap larg rikthimit në 'shtëpi'

Preferon të mbetet në Europë, Di Maria një hap larg rikthimit në 'shtëpi'

16:43, 05/07/2023

 

Pasi mbylli aventurën me Juventusin pas një viti, Angel Di Maria tashmë është një lojtar i lirë. Sulmuesi argjentinas duket se nuk do të largohet drejt Argjentinës, por do të qëndrojë edhe për një sezon në Europë.

Siç raportojnë mediat, kampioni i Botës është një hap larg rikthimit te Benfica. Thuhet se sulmuesi 35-vjeçar ka gjetur rrugën e përbashkët me klubin portugez për të veshur fanellën e tyre sezonin e ardhshëm.

Di Maria pritet të nënshkruajë një kontratë me klubin që do ta mbajë të lidhur për një vit me ta. Sulmuesi argjentinas ishte pjesë e Benficës nga viti 2007 deri në 2010.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco