Tashmë është zyrtare, Galtier nuk është më trajner i PSG-së

Tashmë është zyrtare, Galtier nuk është më trajner i PSG-së

12:10, 05/07/2023

Tani është zyrtare: Christophe Galtier nuk është më trajner i Paris Saint-Germain. Këtë e bën të ditur vetë klubi parisien përmes një postimi në faqen zyrtare.

Pavarësisht fitimit të Ligue 1 në debutimin e tij në Paris dhe titullit të njëmbëdhjetë të kampionatit francez, ish-tekniku i Nice pagoi veçanërisht për dështimin e ri në skenën evropiane.

Galtier do t’i lërë vendin Luis Enriques i cili me skuadrën e Barcelonës ka fituar edhe tripletën. Prezantimi i Enriques do të bëhet ditët në vazhdim.

“PSG falënderon Christophe Galtier. Në fund të sezonit 2022-2023 PSG ka njoftuar Christophe Galtier për vendimin e marrë për prishjen e kontratës si trajner i skuadrës së parë”, shkruan mes të tjerash klubi parisien.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco