PSG në telashe të mëdha për Mbappe: Nuk ka përparim të negociatave, drejtuesit i kujtojnë premtimin e bërë

PSG në telashe të mëdha për Mbappe: Nuk ka përparim të negociatave, drejtuesit i kujtojnë premtimin e bërë

11:12, 05/07/2023

Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe, sipas mediave franceze, kanë biseduar se si do të jetë e ardhmja e tyre, por siç thuhet, nuk ka shumë gjëra për të cilat të dyja palët kanë një pikëpamje të përbashkët.

Kontrata e Mbappes me PSG-në skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe më herët ai tha se nuk planifikon të qëndrojë në Paris me kushtet aktuale. Më saktësisht, sulmuesi francez tha se nuk dëshiron të rinovojë kontratën deri në verën e vitit 2025.

Kjo do të thotë se Mbappe do të largohej nga PSG si lojtar i lirë gjatë vitit 2024, duke u bërë presion drejtuesve të klubit që ta shesin atë një vit para skadimit të kontratës dhe të paktën të fitojnë para nga largimi i tij.

Klubi, siç pritej, po mundohet ta bindë Mbappen që të mos largohet nga klubi si lojtar i lirë, sepse kjo do t'i shkaktonte probleme të mëdha financiare kësaj skuadre dhe mund të kenë probleme serioze me "fair-play" financiar.

Lidhur me këtë, drejtuesit e klubit i kanë thënë Mbappes se ai nuk do të largohet pa para dhe se kjo është diçka që ai ua kishte premtuar më herët, por një qasje e tillë nuk ka ndikuar shumë tek lojtari francez.

Ka kohë që flitet për largimin e tij te Real Madridi, që nga koha kur Cristiano Ronaldo u largua nga klubi dhe vazhdoi karrierën te Juventus. Dy vite më parë Mbappe ishte shumë afër Real Madridit, por në fund ai rinovoi sërish kontratën me PSG-në.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco