Partneri i Calhanoglu do të jetë mesfushori shqiptar, ja projekti i Interit për Kristjan Asllanin

Partneri i Calhanoglu do të jetë mesfushori shqiptar, ja projekti i Interit për Kristjan Asllanin

20:31, 28/06/2023

 

Interi nuk ka dyshime: Kristjan Asllani nuk do të largohet. Futbollisti shqiptar e ka thënë këtë disa herë, edhe klubi zikaltër ka gjithashtu ide shumë të qarta. Sipas “Gazzetta dello Sport”, rreth mesfushorit shqiptar ka një synim serioz për të ndërtuar një projekt të mirëpërcaktuar.

Shitja e Marcelo Brozovic, përveç financimit të ardhjes së Davide Frattesi, ka si prerogativë edhe rritjen e ish-lojtarit të Empolit, i cili do të jetë partner i Hakan Calhanoglu, i cili do të kalojë përfundimisht në rolin e “regjisorit” të zikaltërve.

Për Interin, Asllani është një pasuri për t’u vlerësuar dhe për këtë arsye përjashtohet çdo mundësi për ta dërguar diku në formë huazimi. Nëse Simone Inzaghi nuk do të ketë përforcime të mëtejshme, nuk do të ketë mesfushorë të tjerë që do të konkurrojnë me shqiptarin në rolin e partnerit të Calhanoglu.

Koha e lojës do të rritet në mënyrë të pashmangshme dhe më në fund Kristjan do të ketë shansin për t’u dukur në ndeshje të plota. Vitin e kaluar shqiptari u “izolua” nga ideja e Inzaghit për ta përdorur turkun si “playmaker”, tani pa kroatin do të jetë zëvendësuesi i tij në mesin e fushës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco