Tirana prezanton drejtoreshën e re, Edonisa Aliu merr në dorë merkaton e bardhebluve

Tirana prezanton drejtoreshën e re, Edonisa Aliu merr në dorë merkaton e bardhebluve

18:22, 28/06/2023

 

Tirana ka prezantuar drejtoreshën sportive e cila do të ketë në dorë merkaton e klubit të femrave. Edonisa Aliu është e përzgjedhura e klubit e cila do të fillojë nga puna për të ndërtuar një ekip të denjë për të rivalizuar Vllazninë për titullin kampion.

Edonisa Aliu është e njohur në futbollin e femrave teksa ka qenë kapitenia e Ferronikelit në Kosovë dhe më pas drejtoreshë dhe zëdhënëse për mediat. Ish- mesfushorja ka qenë gjithashtu shpesh herë pjesë e paneleve televizive, gjatë diskutimeve për futboll.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco