Al Nassr – Brozovic, zbulohen detajet e marrëveshjes

Al Nassr – Brozovic, zbulohen detajet e marrëveshjes

09:33, 27/06/2023

Kanë mbetur edhe disa orë ose pak ditë, por gjithçka është e kryer tashmë: Marcelo Brozovic do t’i bashkohet ekipit Al Nassr, ndërsa dje e ka vizituar klubin aktual, Inter, për t’i bërë hapat e duhur përpara që kjo marrëveshje të finalizohet.

Mesfushori kroat do të përfundojë në Arabinë Saudite dhe “Nerazzurri” do t’i përfitojnë 23 milionë euro nga shitja e tij.

Ndërkohë, futbollisti do të nënshkruajë kontratë trivjeçare me skuadrën saudite me një rrogë vjetore prej 20 milionë eurosh.

Në ditët e ardhshme dy klubet do të ulen dhe do t’i sistemojnë detajet e fundit të kësaj marrëveshjeje.

Brozovic ishte njëri prej mesfushorëve më të mirë në futbollin italian në vitet e fundit, ndërsa interesim për të kishte shfaqur edhe Barcelona.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco