Neymar 'sinjale' për Al-Nassr: Dua të luaj krah Cristiano Ronaldos

Neymar 'sinjale' për Al-Nassr: Dua të luaj krah Cristiano Ronaldos

22:30, 26/06/2023

 

Neymar është një nga emrat më të mëdhenj që po përflitet për një transferim në Arabinë Saudite. Vendi i Lindjes së Mesme është kthyer në një atraksion i fundit teksa milionat kanë rrëmbyer disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit europian si Ronaldo, Benzema, Kante e shumë të tjerë që pritet të zyrtarizohen deri në fund të merkatos.

Vetë braziliani i PSG, ka deklaruar se do të dëshironte të luante një ditë me Ronaldon. Ai ka luajtur tashmë në një ekip me Messin dhe Mbappen por do të dëshironte që të provonte edhe një aventurë krah portugezit.

“Një ditë dua të luaj përkrah Cristiano Ronaldos. Kam luajtur tashmë në një skuadër me lojtarë të mëdhenj si Leo Messi apo Kylian Mbappe, por nuk kam luajtur krah Ronaldos ende”, tha Neymar.

Epo, nuk është aspak vonë. Al-Nassr është e gatshme të paguajë çfarëdolloj shume që t’ja plotësojë dëshirat. Neymar i mbetet vetëm të thotë “Po” dhe ëndrra do t’i realizohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco