A është gati Tonali për në Premier League? Ibrahimoviç nuk ka dyshime

A është gati Tonali për në Premier League? Ibrahimoviç nuk ka dyshime

21:32, 26/06/2023

Sandro Tonali është një nga goditjet më të bujshme të kësaj merkatoje, të paktën deri më tani, me mesfushorin që u transferua nga Milan në Premier League te Newcastle për shifrën e 70 milionë eurove.

Rreth kësaj lëvizje komentoi edhe Zlatan Ibrahimovic që e njeh mirë italianin pasi për disa sezone ishin së bashku te Milan. Ibra theksoi se Tonali është gati për një kampionat shumë të fortë si Premier League, kjo edhe falë këshillave të tij që sipas ish-sulmuesit, i kanë ndryshuar mentalitetin mesfushorit.

“A është Tonali gati për Premier League? Sigurisht që po, në fund të ditës gjithçka varet nga vetë ai. Unë e kam këshilluar dhe e kam bërë që në fushë të zbresë me një mentalitet fituesi dhe në fakt, Tonali u bë një lojtar fitues. Është rritur shumë te Milani, ka shumë përgjegjësi në rolin e tij dhe duhet të rritet ende. Por, jam i sigurt se në Angli do t’ia dalë, madje do të bëjë shumë mirë”, u shpreh Ibra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco